Dyshohet se ka rënë në lumë, Mateo Lika 4 ditë më parë kishte ardhur nga Gjermania

16 January 2023, 13:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dyshohet se ka rënë në lumë, Mateo Lika 4 ditë më

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti që është përfshirë 26-vjeçari nga Fieri, Mateo Lika. Mësohet se i riu, fati i të cilit ende nuk dihet, 4 ditë më parë kishtë mbërritur në Shqipëri.

26-vjeçari kishte ardhur nga Gjermania për të takuar familjarët e tij në Fier. Kërkimet për gjetjen e tij, kanë rinisur që prej mëngjesit të sotëm pasi pati një rënie të prurjeve në lumin e Semanit.

 Një ditë më parë, polumbarët e forcave Renea kërkuan në ujërat e lumit për më shumë se 4 orë, por nuk arritën të gjenin automjetin apo shenja të mjaftueshme për të çuar në prova konkrete se makina ka rënë në ujë. Për të mundësuar kërkime më të plota u kërkua mbyllja e portave të Gramshit, që sjellin edhe uljen e prurjeve në lumin Seman. Kërkimet vijojnë.


Video