
Për shqiptarin, Jetmir G. i cili dyshohet zyrtarisht për vrasjen e Ivana K. në Zvezdara është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar. Mirëpo, në mesin e gjithë kësaj ngjarje, një postim i bërë në rrjetin social Facebook ka tronditur të gjithë.
Njerëzit të zemëruar dhe të dëshpëruar për vrasjen e Ivanës i kanë shkruar atij në rrjetet sociale. Një burrë ka postuar një screenshot të bisedës me Jetmirin. Siç mund ta shihet në foto, në bisedë Jetmiri ka folur për mbytjen dhe vrasjen e serbëve në Kosovë.
Dyshohet se Jetmir G i ka marrë jetën Ivan K, me të cilin ishte në një lidhje dashurie, më 23 dhjetor 2022. Sipas raportimeve, ai e ka shtrënguar me duar vajzën, derisa ajo dha frymën e fundit. Më pas, dyshohet se ai e ka mbyllur në banesë, duke u larguar dhe marrë çelësin me vete, shkruan Kurir.
Ka qënë Prokuroria e Lartë Publike në Beograd dhe Departamenti në Policisë Kriminale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ata që dyshojnë se Jetmir G. (24 vjeç), shtetas i Malit të Zi është autori i vrasjes së Ivanës.