Bllokohet rruga Shkodër - Prekal, rrëshqasin dhera e gurë

17 January 2023, 08:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bllokohet rruga Shkodër - Prekal, rrëshqasin dhera e gurë
Bllokohet rruga Shkodër - Prekal

Moti i keq në vend ka nisur të sjellë problemet e para. Mësohet se lëvizja drejt Prekalit në Shkodër është totalisht e pamundur pasi rruga është bllokuar.

Shkak janë bërë rrëshqitjet e gurëve e dherave në aksin Mes-Ura e shtrenjtë. Aksi po pastrohet në mënyrë që qarkullimi t'i kthehet normalitetit, por për momentin, kalimi është i pamundur. 

Shqipëria sot do të jetë nën sundimin e reshjeve të shumta të shiut e dëborës. Pritet që reshjet herë pas here të jenë dhe në formën e rrebesheve ku më intensive do të jenë në zonat Veriperëndimore të vendit tonë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 17°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 65 – 70 km/h nga Jugperëndimi për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 6 ballë. 


Video