Ervin Karamuço: Interpoli, Europoli dhe forcat inteligjente të huaja janë thirrur për sigurinë gjatë Samitit

5 December 2022, 13:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ervin Karamuço: Interpoli, Europoli dhe forcat inteligjente të huaja
Ervin Karamuço

Specialisti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur për Top News në lidhje me sigurinë gjatë samitit të ditës së nesërme në Tiranë.  

“Është një ditë e rëndësishme për sigurinë. Ne në fakt kemi thjesht manuale të përditësuara nga institucionet homologe të forcave ligjzbatuese evropiane, nuk kemi tonat. 

Grupi i sigurisë në këtë rast ka zgjeruar perimetrin e sigurisë, për më tepër që kemi një protestë, e cila duhet menaxhuar me vete sipas ligjit. Kemi dhe rendin dhe sigurinë publike në përditshmërinë e tij.

Nuk kemi qenë ne organizatorët e skenarëve të mundshëm. Të parët që janë ulur në tavolina janë shërbimet inteligjente. Janë thirrur institucione ndërkombëtare si Europoli dhe Interpoli.

Ne kemi problematika të shtuara sidomos me Iranin, ndaj do mbahen në survejim disa grupe. 

Nje shembull, kur erdhi shërbimi i sigurisë së Vatikanit, Kryeministri tha se nuk e kemi ditur se nga na vjen e keqja sepse ata kanë një dosje shumë të madhe me emra të caktuar që mund të shkaktonin ngjarje të rënda në atë kohë.", tha Karamuço.


Video