EMRI/ I zhdukur prej disa muajsh, gjendet i pajetë në një pyll 52-vjeçari shqiptar

5 December 2022, 09:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRI/ I zhdukur prej disa muajsh, gjendet i pajetë në një pyll

Është gjetur i pajetë shqiptari që rezultonte i zhdukur prej disa muaj. Bëhet me dije se 52-vjeçari Ramadan Gremishi i zhdukur prej 31 gushtit është gjetur i pajetë në një pyll.

Ka qenë një person që ka telefonuar dhe ka njoftuar se ka gjetur të pajetë një person në pyllin e Haidariou. Autoritetet kanë bërë identifikimin e viktimës dhe rezulton se është 52-vjeçari shqiptar.

Policia po heton se në çfarë rrethanash ka ndërruar jetën shqiptari. Kujtojmë që më herët ai ishte shpallur në kërkim nga “Silver Alert”, pasi familja ishte shumë e shqetësuar.



Video