EMRI/ Qëlloi autorët që i vranë shokun, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë (Video)

8 December 2022, 14:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRI/ Qëlloi autorët që i vranë shokun, arrestohet

I riu Sali Zeneli, i cili qëlloi me armë zjarri në drejtim të makinës në drejtim të automjetit me të cilin u larguan 2 autorët pas ekzekutimit të shokut të tij Taulant Beqiraj, është vendosur në pranga.

32-vjeçari, i shpallur në kërkim për vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, u arrestua nga policia e Vlorës në Panaja.

“Shtetasi Sali Zeneli dyshohet se më datë 03.03.2021, pas vrasjes së shokut të tij, shtetasit T. Gj., në lagjen “Bashkimi”, Vlorë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin janë larguar autorët, 2 prej të cilëve, H. J. dhe S. G., janë ndaluar më pas nga Policia”, njoftojnë uniformat blu.

Gjykata e Vlorës, me vendimin e datës 15.03.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”.

Njoftimi i policisë

DVP Vlorë/Kontrolle të befasishme në të gjithë qarkun Vlorë, për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me lëndë narkotike apo me armë zjarri.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me FNSH Vlorë, operacioni policor i koduar “Swift”.
Kapet në Panaja dhe vihet në pranga, një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për ushtrimin e kontrolleve të befasishme në qendrat urbane, në akset rrugore nacionale dhe në ato kryesore rurale, me qëllim kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Swift”, në kuadër të të cilit u kap dhe ndalua shtetasi në kërkim:

Sali Zeneli, 32 vjeç, banues në Panaja.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 15.03.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”.

Shtetasi S. Z. dyshohet se më datë 03.03.2021, pas vrasjes së shokut të tij, shtetasit T. Gj., në lagjen “Bashkimi”, Vlorë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin janë larguar autorët, 2 prej të cilëve, H. J. dhe S. G., janë ndaluar më pas nga Policia. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Si ndodhi ngjarja? 

Shkak për konfliktin që çoi në ekzekutimin e Beqirajt dyshohet një borxh prej 35 mijë eurosh. Viktima dyshohet se kishte detyrim ndaj palës tjetër lidhur me shitjen e një automjeti tip “Benz-Mercedez”, për të cilin refuzonte të dorëzonte pagesën.

Kujtojmë se ngjarja kriminale e një viti më parë ka ndodhur përballë Gjykatës së Apelit Vlorë, teksa viktima po ecte në rrugë, ndërsa autori zbriti nga një makinë me xhama të zi dhe e qëlloi për vdekje.

Beqiraj ishte person me precedent penal i përfshirë në disa ngjarje kriminale. 31-vjeçari përdorte disa identitete, ai njihej edhe si Taulant Beqiraj, edhe si Taulant Manaj.


Video