I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 21-vjeçari në Patos

8 December 2022, 09:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet

Një 21-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar në Patos për llogari të autoriteteve italiane.

Në pranga ka rënë i riu me iniciale M.I. banues në Patos.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar më datë 19 Maj 2022 pasi Gjykata e Laquilas në shtetin fqinj ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë arrest në burg për veprën penale trafik droge.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë


Video