EMRI/ Po mblidhte hurma, shqiptari përplaset për vdekje në Itali, ishte baba i dy fëmijëve

7 Dhjetor 2022, 16:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një shqiptar ka humbur jetën në Itali pas një aksidenti tragjik. Viktima është 49-vjeçari Roland Muça, i cili ka ndërruar jetë spitalin e Pescara-s.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në Francavilla al Mare, në provincën e Chieti. Shqiptari është goditur nga një automjet tip "Smart", në zonën e luginës së Alentos, në kufi me Torrevecchia Teatina, pasi ndaloi për të mbledhur hurma nga një pemë në rrugë.

Roland Muça ndërroi jetë në reanimacion pasi qëndroi për 4 orë në koma, raportojnë mediat italiane. Mësohet se 49-vjeçari ishte i martuar dhe me dy fëmijë.

Video