
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Penaliteti” është vënë në pranga 43-vjeçarja me iniciale Y. N. (XH)., e cila kishte vënë në dispozicion lokalin që administronte, për ushtrim prostitucioni.
Si rezultat i këtij operacioni, Gjykata e Shkallës së Parë Fier vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për 43-vjeçaren, banuese në Fier, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Gjithashtu, u proceduan penalisht, për veprën penale “Prostitucioni”, një 27-vjeçare dhe 2 persona të tjerë, 26 vjeç dhe 35 vjeç, në hetim për implikim në këtë veprimtari të kundërligjshme.
Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.