EMRI / Plagosje me thikë në Fier, 25-vjeçari qëllon bashkëjetuesin e ish-gruas

5 July 2024, 21:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI / Plagosje me thikë në Fier, 25-vjeçari qëllon
Foto ilustruese

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit.

Sipas informacioneve paraprake, autor i plagosjes me thikë është 25-vjeçari Xhulian Mihjo, i cili ka qëlluar bashkëjetuesin e ish-gruas së tij.

Ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë pasi është qëlluar tre herë dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në spital

Ngjarja ka ndodhur pranë një shkolle në lagjen “Kryengritja”, ndërsa policia ka arritur të arrestojë autorin.


Video