31-vjeçarja italiane kapet me kanabis në doganën e Kapshticës

5 July 2024, 18:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
31-vjeçarja italiane kapet me kanabis në doganën e
Foto ilustruese / Dogana e Kapshticës

Një 31-vjeçare italiane është ndaluar në doganën e Kapshticës, pasi i është gjetur një sasi kanabisi.

Italianja ishte duke udhëtuar drejt Greqisë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e mitur kur u kap me lëndën narkotike.

Gjatë kontrollit të makinës, rreth 200 gram kanabis u gjet e fshehur në një qese me mbeturina që ndodhej brenda makinës.

Italianja deklaroi se e posedonte lëndën narkotike për përdorim vetjak.


Video