Një tjetër aksident i rëndë është shënuar këtë të premte në galeritë e kromit në minierat e Bulqizës.
Sipas policisë ngjarja është regjistruar në një galeri në Martanesh ku 50-vjeçari, Agim Truka, me detyrë brigadier është plagosur rëndë pasi është në këmbë dhe në shpatullën e majtë nga një masiv shkëmbor.
50 vjeçari është paraqitur fillimisht për ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Bulqizës ndërsa është kërkuar ndihmë për transportimin me helikopter drejt Traumës, por që momentalisht është thënë që nuk është në dispozicion.
Njoftimi i Plotë i Policisë:
Rreth ores 12:00, është dërguar në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi A.T., rreth 50 vjeç, me detyrë brigadier në një subjekt minerar, në zonën e Martaneshit, i cili paraprakisht dyshohet se është dëmtuar në këmbë gjatë procesit të punës. 50-vjeçari, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.