Dosja "BUKA", GJKKO pezullon për 1 vit procesin gjyqësor: Derisa të kapet ish-ministri

16 February 2024, 10:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dosja "BUKA", GJKKO pezullon për 1 vit procesin gjyqësor:
Arben Ahmetaj

Gjykata e Posaçme pezullon për 1 vite procesin gjyqësor ‘Buka Sha’, deri sa Arben Ahmetaj të kapet pasi gjykimi nuk mund të bëhet në mungesë dhe avokatët nuk kanë tagër përfaqësimi për këtë proces, por kanë prokurë të përgjithshme.


Gjykata ka konstatuar se ish-zv kryeministri i pandehur nuk ka marrë dijeni zyrtarisht për këtë proces ndaj tij.

Nga ana tjetër, prokura që ka paraqitur në gjykim avokati i tij Henrik Ligori ka qenë e hershme dhe nuk i jepte target e nevojshëm për këtë gjykim.

Referuar faktit se i pandehuri Ahmetaj është në mungesë, gjykata ka vendosur pezullimin e çështjes.


Video