Një shqiptari i janë gjetur 40 mijë paund të padeklaruara pas kontrollit nga policia e Londrës, të cilat i janë sekuestruar nga autoritetet vendase. Bëhet fjalë për 54-vjeçarin Valentin Gjoni me banim në Chessington të Londrës
Ai ishte në një makinë bashkë me dy persona të tjerë, në momentin kur u ndalua nga oficerët e Forcave Kufitare duke udhëtuar jashtë Mbretërisë së Bashkuar përmes terminalit të Eurotunnelit në Folkestone.
Ai u tha oficerëve se po udhëtonin për në Itali dhe më pas në Shqipëri dhe se nuk kishte para në automjet, por pas një kontrolli, ata gjetën më shumë se 20,000 £ të mbështjellë me letër alumini që të dukej si "baguette" (bukë franceze), në një qese të freskët.
Më shumë se 15,000 £ u gjetën gjithashtu të fshehura brenda xhepave të palltos dhe 5,000 £ të vendosura brenda një çantë dore.