E pamundur të jepte shpjegime para gjykatës, lihet në “arrest shtëpie” mjeku Fitim Marku

26 September 2022, 15:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E pamundur të jepte shpjegime para gjykatës, lihet në
Fitim Marku

Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë "arrest shtëpie" për mjekun anestezist Fitim Marku, i cili u arrestua tre ditë më parë në spitalin e Traumës.

Ai u kap në flagrancë duke i marrë agjentit të infiltruar të Policisë 100 mijë lekë të vjetra ryshfet për të bërë skanerin. Ky aksion nga ana e Policisë u krye pas denoncfimeve të marra nga qytetarët. Bashkë me të u shoqërua në Polici dhe një mjeke dhe një infermiere.

Mjeku Fitim Marku e ka patur të pamundur të japë shpjegime sot para gjykatës për shkak të gjendjes së renduar shëndetësore pasi ishte i lidhur me aparatura. Marku pësoi ishemi cerebrale dhe u transportua me urgjencë në spital.


Video