EMRI/ Makina përplas për vdekje një burrë, shoferi largohet nga vendngjarja

31 May 2023, 15:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Makina përplas për vdekje një burrë, shoferi largohet
Foto ilustruese

Një aksident tragjik është regjistruar këtë të mërkurë në aksin rural Mamurras-Adriatik, ku një automjet ka përplasur një qytetar me biçikletë dhe më pas është larguar.

Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi Anton Curraku, rreth 35 vjeç, ku mësohet se ka ndërruar jetë rrugës për në spital. 

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.


Video