EMRI: Kush ishte shënjestra e atentatit në Elbasan

29 October 2024, 08:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRI: Kush ishte shënjestra e atentatit në Elbasan

Zbulohet shënjestra e atentatit me eksploziv në Elbasan që i mori jetën autorit, një i ri rreth 24 vjeç.

Sipas burimeve, automjeti ku viktima po vendoste lëndën eksplozive dhe që i plasi në dorë, i përket shtetasit Renato Çepa.

Policia po heton për një konflikt të mundshëm mes pronarit të mjetit dhe autorit të atentatit që humbi jetën. Ndërkohë autori është ende i paidentifikuar në morgun e Spitalit Rajonal Elbasan.

 


Video