Detaje nga TRAFIKU i armëve nga Shkodra në Tiranë, në pranga efektivja e Burgjeve!

26 March 2024, 11:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Detaje nga TRAFIKU i armëve nga Shkodra në Tiranë, në pranga
Fotomontazh nga VoxNews

Detaje nga arrestimi i grupit që trafikonte armë nga Shkodra në Tiranë, nga ku u arrestuan, mes tyre, edhe efektivja e Policisë së Burgjeve, Denisa Halilaj, 22 vjeçe.

Ata janë arrestuar në flagrancë teksa po trafikonin 9 armë drejt Tiranës, me qëllim shitjen e tyre tek grupet kriminale.

Grupi prej 5 personave i kishte siguruar armët në Shkodër dhe mbrëmjen e kaluar kanë qenë duke kryer trafikun. 4 automatikë dhe 5 pushkë i kishin fshehur brenda një valixheje në bagazhin e makinës. Më ndërhyrjen e policisë, ata janë kapur në një parking në rrugën e Rinasit.

Trafiqet e Tiranës kishin marrë informacion për grupin kriminal që do të vinte nga Shkodra për të shitur armët në Tiranë.

Fill pas kësaj organizuan operacionin për kapjen e tyre në kushtet e flagrancës. 5 personat e arrestuar po lëviznin me dy mjete.

Në të parin ishin dy person që kishin rol këqyrjen e rrugës dhe lëvizje të patrullave të policisë. Në mjetin e dytë ishin 3 persona të tjerë, në bagazhin e të cilit u gjetën dhe sekuestruan 9 armët.

Armët vinin nga zona veriore të Shkodrës dhe ishin destinuar të shiteshin te grupet kriminale me bazë në Tiranë.

Në pranga kanë rënë Sabian Hasaj, Redi Nika, Denis Hasaj, Denisa Halilaj, Mirjan Hasaj.

Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Repishti", në zbatim të masave të caktuara në planin operacional "Sundimi i ligjit", për goditjet e rasteve të armëmbajtjet pa leje. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme.

Trafikonin armë zjarri, nga Shkodra drejt Tiranës, vihen në pranga 5 shtetas. Sekuestrohen 9 armë zjarri (4 automatikë, 5 pushkë), krëhra e municion luftarak, 2 automjete, dhe 5 aparate celular.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për disa shtetas që dyshohej se transportonin armë zjarri, nga Shkodra drejt Tiranës, me qëllim shitjen e tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Repishti".

Si rezultat i tij në një parking në Rrugën e Rinasit, u kapën dhe u arrestuan shtetasit: - Sabian Hasaj, 22 vjeç, Redi Nika, 18 vjeç, Denisa Halilaj, 22 vjeçe, Denis Hasaj, 18 vjeç, dhe Mirjan Hasaj, 26 vjeç, të gjithë banues në Malësi të Madhe.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip "BMË" me drejtues shtetasin M. H. Gjatë kontrollit të automjetit dhe në një valixhe në bagazh, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 armë zjarri (4 automatikë dhe 5 pushkë) me krëhër e municion luftarak. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas pasi i kishin siguruar armët në Shkodër, i kishin sjellë në Tiranë për ti shitur tek persona të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Video