
Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro i cili u arrestua të shtunën e 23 marsit 2024 me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme ka dalë sot para GJKKO, ku do t’i verifikohet masa e sigurisë dhe do të merret në pyetje.
Pamjet që shihni tregojnë momentin kur kryebashkiaku në detyrë e Himarës, Jorgo Goro është në pritje të nisjes së seancës gjyqësore, për përcaktimin e masës së sigurisë.
View this post on Instagram
Po në këtë seancë do verifikohen edhe masat e sigurisë për 4 të akuzuarit e tjerë, dy prej tyre ende në kërkim.
Ndërkohë në GJKKO u paraqit ish kreu i kadastrës Vlorë Bilbil Aliaj dhe ish-juristi në këtë institucion, Vezir Gjikoka.
Kryebashkiaku në detyrë, Goro u prangos pasi po hetohet me dyshime se ka shpërdoruar detyrën në dy raste
