Ekstradohet nga Anglia, nipi i ish-deputetit të PDIU!

8 Nëntor 2025, 10:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mikel Hoxha

Është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar drejt vendit tonë, 33-vjeçari Mikel Hoxha.

I riu ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Durrës më datë 13.12.2021, e cila e ka dënuar me 5 vjet burg pasi akuzohet për veprat penale "Plagosje e Rende me Dashje", “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit".

Mikel Hoxha është nipi i ish-deputetit të PDIU-së, Dritan Bici.

Ngjarja për të cilën është dënuar dhe shpallur në kërkim Mikel Hoxha ka ndodhur në qytetin e Gramshit në datën 6 qershor 2018 ku në sheshin e qytetit ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur Admir Haruni, banor i zonës.

E gjithë skena e krimit asokohe ndodhi para komisariatit të policisë së Gramshit.

Në vitin 2018, Gjykata e Apelit Durrës i uli dënimin me 13 vjet Mikel Hoxhës.

Pavarësisht kundërshtimit të Prokurorisë, gjyqtarët vendosën ndryshimin e akuzave duke dënuar të pandehurin me 5 vjet heqje lirie nga 17 vjet që ishte dënimi i dhënë në shkallën e parë.


Video