Tragjike në Berat / Po mblidhte ullinjtë, 43-vjeçari bie nga pema dhe ndërron jetë

7 Nëntor 2025, 21:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Duhanas të Beratit, ku një 43-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga një pemë ulliri.

Viktima është identifikuar si Ermal Rripi, i cili ishte duke vjelë ullinj në momentin e aksidentit.

Pas ngjarjes, 43-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, por, pavarësisht ndihmës mjekësore të menjëhershme, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Policia ndodhet në zonë dhe nga hetimet paraprake, ngjarja është konfirmuar si aksidentale dhe nuk dyshohet për rrethana të tjera.


Video