
Plumbat e breshërisë së kallashnikovit të Dan Hutrës e ndërprenë në mes rrugëtimin e jetës së tyre. Masakra ndodhi dje në Paskuqan, ku Dan Hutra shkoi në banesën e familjes dhe qëlloi me breshëri gratë, ku vdiqën Hasime dhe Mevlute, ndërsa Elena me të ëmën u plagosën rëndë.
Me largimin nga Paskuqani, ai shkoi në Kamëz ku ekzekutoi Etleva Kurtin dhe më pas në Astir plagosi një nga të dashurat që kishte lidhje intime, shtetasen Marjana Gurakuqi.
Në dëshminë e tij Dan Hutra, zbuloi se qëllimi i tij ishte të vriste vëllain e Vladimir Kurtit por ata, ishin larguar nga zona për shkak të hasmërisë që Dan Hutra kishte me Vladimir Kurtin.
Banorët e zonës dëgjuan tre krisma, teksa Etleva, në momentin e ngjarjes ndodhej në banesë vetëm me të ëmëm.VoxNews ka siguruar video e banesës ku mbetur e vdekur motra e Vladimir Kurtit, 31-vjeçarja Etleva Kurti: