Detaje të reja kanë dalë në dritë nga zhdukja e të riut Eglant Koçi.
VoxNews ka siguruar një foto të re të Armand Shakaj i njohur si "Mand dhelpra" dhe foton e makinës që përdori për të zhdukur trupin e 34- vjeçarit.

Ndërkohë Policia e Tiranës me ndihmën edhe të homologëve të Kosovës, vijojnë kërkimet për të gjetur trupin e Eglantin Koçit.

Pas Krrabës, Elbasanit dhe Librazhdit, kërkimet janë fokusuar në zonën e Qafëmollës dhe në Pëllumbas, zona që dyshohet se janë të njohura dhe që frekuentoheshin shpesh nga autori i krimit, 41-vjeçari Armand Shakaj.
Shakaj u pikas që në fillim të denoncimit nga familjarët e Eglant Koçit dhe është një ndër personat e parë që u mor në pyetje nga policia.
Pas këqyrjes së tabulateve telefonike rezultoi se personi i fundit që kishte kryer telefonatë Koçi kishte qenë Shakaj.
Për këtë arsye ai thirr dhe u mor në pyetje nga komisariati nr.2, ku ai deklaroi se nuk kishte dijeni se edhe vetë ishte i shqetësuar që Koçi kishte humbur gjurmët.
Ai është ndeshur edhe me familjarë dhe të afërm të Eglant Koçit ku i ka thënë se ishte bërë merak edhe ai dhe se kur ta gjenin t'i thonin që ta merrte në telefon.
Policia e ka mbajtur në vëzhgim Shakaj edhe pas marrjes në pyetje por ai ka humbur gjurmët duke u larguar dhe fshehur.
Policia e ka telefonuar të paraqitet sërish për dëshmi por ai ka gënjyer duke deklaruar se ndodhej në spital.
Pas hetimeve intensive dhe analizimit të shumë kamerave të sigurisë një ditë më pas u vërtetua se Shakaj kishte rrëmbyer mikun e tij Eglant Koçin.
Sipas sistemit TIMS rezulton që Shakaj nuk ka dalë jashtë vendit dhe se mund të fshihet në Tiranë.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016