Gazetari Nimet Isufi ka ndërruar jetë ditën e sotme. Lajmi është bërë i ditur nga miku i tij, Gazmend Aga.
“Te gjithe ata qe e kane njohur Nimet Isufin jane shokuar sot pasi moren lajmin e hidhur se ai u nda nga kjo bote. Vdekja e papritur eshte nga sprovat me te veshtira per te dashmit. Nimeti ishte njeri i drejte, i sinqerte dhe besimtar i mire.
Allahu e shperblefte me xhenetin Firdevs dhe e bashkofte me Profetet dhe besimtaret e sinqerte. Allahu i dhente durim familjes dhe gjithe shoqerise se tij.
Ne mund te themi vec ate qe tha Muhamedi a.s. per djalin e tij;
“Syri loton, zemra hidhërohet dhe nuk themi veçse atë që e kënaq Zotin tonë.”
Pasha Allahun! O Nimet, ne për ty (me vdekjen tënde) jemi të pikëlluar…”, shkruan Aga.
Nimet Isufi vdiq për shkak të një arresti kardiak.