Stuhi shiu, breshër dhe rrufe, si pritet të jetë moti ditën e enjte

10 August 2022, 16:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Stuhi shiu, breshër dhe rrufe, si pritet të jetë moti ditën
Foto ilustruese

Ditën e enjte, në vend sërish do të ketë ndikim të rrymave ajrore të paqendrueshme në mesditë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakëta e mesatare, të cilat do të marrin zhvillim kryesisht në lindje e juglindje. Në këto zona parashikohen shtrëngata shiu, breshër si dhe shkarkesa elektrike. Po kështu reshjet do të përfshijnë edhe zona të tjera malore dhe kodrinore por me karakter lokal.

Era, do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje e lehtë e mesatare. Përkohësisht, në orët e mesditës në momentet me reshje dhe në bregdet erë e vrullshme.

Valëzimi në dete i forcës 3 ballë

Temperaturat parashikohen: në zona malore 15 deri 29°C
në zona e ulëta 17 deri 35°C
në zona bregdetare 20 deri 33°C
Ju urojmë një ditë të mbarë në vijim!


Video