Personi që shihni në foto është 40-vjeçari Klodjan Keqi, autori i vrasjes së 55-vjeçarit Luan Hushi paraditen e sotme në pyllin e fshatit Zgërdhesh të Krujës
Keqi ka qëlluar me breshëri kallashnikovi ngaj bashkëfshatarit të tij, pas sherrit që kanë pasur për prerjen e druve në pyll. Hushi u transportua në spitalin e Traumës, por nuk arriti dot t'ju mbijetonte plagëve të marra në bark.
Klodjan Keqi pas ngjarjes u arratis nga vendi i krimit dhe policia po vijon krehjen e zonës me qëllim kapjen e tij.
Klodjan Keqi edhe në vitin 2010 ka tentuar të vrasë një tjetër person. Së bashku me vëllain e tij, Jetmir Keqi kanë tentuar të vrasin me armë zjarri automatike për motive të dobëta, Mustafa Dacin. Familjet kishin konflikte të ashpra me njëra-tjetrën.
Në atë kohë, Klodjan Keqi u arratis së bashku me armën e krimit. Ngjarja ndodhi pranë një karburanti në rrugën kryesore Fushe Krujë - Krujë, duke terrorizuar edhe banorët me të shtenat me breshëri.