Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja me armë zjarri në Krujë ku viktimë mbeti 55-vjeçari Luan Hushi i cili u qëllu nga Klodian Keqi.
Burime bëjnë me dije se shkaku i konfliktit ka qenë për shkak të prerjeve të druve të zjarrit në pyllin e fshatit Zgërdhesh. Keqi dyshohet se ka qëlluar me kallashnikov ndaj Hushit.
55-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. Policia po punon për kapjen e autorit.
Klodian Keqi edhe në vitin 2010 ka tentuar të vrasë një tjetër person. Së bashku me vëllain e tij, Jetmir Keqi kanë tentuar të vrasin me armë zjarri automatike për motive të dobëta, Mustafa Dacin. Familjet kishin konflikte të ashpra me njëra-tjetrën.
Në atë kohë, Klodian Keqi u arratis së bashku me armën e krimit. Ngjarja ndodhi pranë një karburanti në rrugën kryesore Fushe Krujë - Krujë, duke terrorizuar edhe banorët me të shtenat me breshëri.