
Është plagosur me armë zjarri një person në Fushë-Krujë. Burime për VoxNews bëjnë me dije se i plagosuri është rreth 55-vjeç.
Zbulohet identiteti i personit të plagosur në Fushë-Krujë. Mësohet se i plagosur me armë zjarri ka mbetur shtetasi Luan Hushi. 55-vjeçari ka marrë një plagë në bark dhe është transportuar në spitalin e Traumës.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 09:45, në fshatin Zgërdhesh, Krujë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. H, rreth 55 vjeç, është plagosur me armë zjarri nga shtetasi K.Q, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.
Shërbime të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.