E trishtë! Ndahet nga jeta Brikena Baxhaku, drejtoresha e “Harry Fultz”

5 June 2026, 11:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E trishtë! Ndahet nga jeta Brikena Baxhaku, drejtoresha e “Harry

Një lajm të trishtë ka ndarë në faqen në “Instagram”, Instituti “Harry Fultz”, pasi është ndarë nga jeta drejtoresha e shkollës, Brikena Baxhaku.

Baxhaku prej vitesh me radhë i shërbeu institutit me profesionalizëm dhe përgjegjësi, teksa dha një kontribut të çmuar në edukimin e brezave.

“Ajo do të kujtohet me respekt dhe mirënjohje për punën e palodhur, integritetin dhe vlerat njerëzore që përcolli gjatë gjithë veprimtarisë së saj profesionale”, shkruan ndër të tjera shkolla, teksa i shpreh ngushëllime familjes, të afërmve dhe të gjithë atyre që punuan pranë saj.

Kujtojmë se emri i saj u bë edhe më i njohur pasi në shkurt të vitit të kaluar u thirr për të dëshmuar dhe për të ofruar dokumente institucionale në lidhje me diplomën e shkollës së mesme të Belind Këlliçit. Në cilësinë e saj zyrtare si drejtoreshë, Baxhaku i dha sqarime prokurorisë dhe medias, duke konfirmuar se individi në fjalë kishte ndjekur, por nuk kishte përfunduar të gjithë kurrikulën e kërkuar për t'u diplomuar nga Instituti.

Reagimi i plotë:

Gjithmonë me ne, Brikena!

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Drejtores së Shkollës sonë, Brikena Baxhaku.

Prej shumë vitesh, znj. Baxhaku i shërbeu me përkushtim, profesionalizëm dhe përgjegjësi institucionit tonë, duke dhënë një kontribut të çmuar në edukimin e brezave të tërë dhe në zhvillimin e shkollës sonë.

Ajo do të kujtohet me respekt dhe mirënjohje për punën e palodhur, integritetin dhe vlerat njerëzore që përcolli gjatë gjithë veprimtarisë së saj profesionale.

Stafi, nxënësit dhe komuniteti i Institutit “Harry Fultz” shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe të gjithë atyre që punuan pranë saj.

Kujtimi dhe kontributi i saj do të mbeten përherë pjesë e historisë së institucionit tonë.

Qoftë i përjetshëm kujtimi i saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Instituti "Harry Fultz" (@institutiharryfultz)


Video