Dosja 'Balluku'/ Drejtori i Hekurudhës në SPAK, shoqërohet nga avokati!

5 June 2026, 10:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dosja 'Balluku'/ Drejtori i Hekurudhës në SPAK,
Ergys Verdho

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho është paraqitur sot në SPAK.

Ai shoqërohet nga avokati i tij.

Mësohet se është thirrur nga prokurori Dritan Prençi, i cili po heton dosjen "Balluku."

Thirrja e tij vjen një ditë pas përshkallëzimit të akuzave të SPAK kundrejt ish-zv/kryeministres, e cila dyshohet tashmë edhe për korrupsion e pastrim parash, si dhe iu sekuestrua një vilë në Dhërmi.

Rreth dy javë më parë, Verdho u paraqit sërish duke thënë se ishte thirrur si “person në dijeni për një çështje të vjetër.”


Video