Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një 20-vjeçar ka humbur tragjikisht jetën në Peqin, pasi u aksidentua teksa po punonte tokën me zetor. Ngjarja ndodhi në në fshatin Çengelaj, pasditen e së enjtes.
Bëhet me dije se i riu humbi kontrollin e mjetit duke bërë që zetori të përmbysej dhe ta zinte poshtë.
20-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje, ndërkohë që policia po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Çengelaj, Peqin, shtetasi D. H., 20 vjeç, banues në Peqin, duke punuar tokën, me mjet zetor, ka humbur kontrollin dhe mjeti është përmbysur.
Për pasojë, 20-vjeçari është dëmtuar dhe ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.