Mburoja politike e Ramës për Ballukun, një sfidë për drejtësinë,...
13 Nëntor, 08:59Fokus

Një grup kriminal që merrej me trafikun e paligjshëm të emigrantëve nga Franca në Britaninë e Madhe kanë dalë në Gjykatën e Kurorës Snaresbrook.
Në pranga kanë përfunduar Dimitraki Nika (35 vjeç), Arlin Leka (29 vjeç) dhe Doru-Emil Moldovan (32 vjeç), të cilët pranuan se kanë ushtruar aktivitetin kriminal.
Ndërkohë, Kristian Agolli (35 vjeç), Aldis Cseplye (33 vjeç), Sorin Holerca (40 vjeç) dhe Jozef Szekely (33 vjeç) u shpallën fajtorë pasi çështja e tyre u shqyrtua muajin e kaluar dhe morën një dënim të kombinuar me mbi 24 vjet burg.
Ata akuzohen për trafikimin e emigrantëve të paligjshëm në Britani nga 1 janari 2021 deri më 15 maj 2021.