E RËNDË/ Kamionçina me gurë bie në oborrin e një shtëpie, humb jetën 55-vjeçari

7 May 2023, 16:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E RËNDË/ Kamionçina me gurë bie në oborrin e një

Një 55-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi është zënë në oborrin e banesës së tij nga një kamionçine.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtushaj dhe sipas policisë, një 39-vjeçari ka qenë duke ngarkuar automjetin e tij tip kamionçinë me gurë, por nuk e ka siguruar mirë dhe për pasojë ka rënë në oborrin e banesës së 55-vjeçarit.

Në fshatin Shtushaj në Bulqizë, shtetasi A.T., 39 vjeç,  duke ngarkuar  automjetin e tij tip kamionçinë me gurë, nuk ka siguruar mirë automjetin dhe si pasojë automjeti ka rrëshkitur  duke rënë në banesën e shtetasit  I.D.,  rreth 55 vjeç.

Shtetasi I.D, në momentin e rënies së automjetit ndodhej në oborrin e banesës dhe  për pasojë ka humbur jetën, pasi e ka goditur  automjeti.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e  Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.


Video