Të jetosh me 5 mijë lekë, Familja Sallahi apelon për ndihmë: Nuk mjaftojnë as për fasule

7 May 2023, 16:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Të jetosh me 5 mijë lekë, Familja Sallahi apelon për

Familja e Riza Sallahit në zonën e Laprakës apelojnë për ndihmë pasi jetesa është bërë tejet e vështirë për to.

Kryefamiljarja e shtëpisë tregon se 6 anëtarët e familjes marrin nga shteti 50 mijë lekë ndihmë ku me to nuk sigurojnë as bukën thatë.

Rritja e çmimeve e ka bërë akoma më të pamundur jetesën e familjes Sallahi. 6 anëtarët shpesh flenë pa bukë pasi të ardhurat që marrin nuk ju mjaftojnë për asgjë.

Në shtëpinë e tyre pothuajse gjithçka bazike mungon. Këto shenja në tavan, tregojnë lagështirën e lartë që tashmë ka gërryer suvanë e cila duket se do të bjerë.

Telat e korrentit po ashtu qëndrojnë varur si një lajmërim rreziku jo vetëm prej varfërisë.

Fitimja zonja e shtëpisë prej 10 vitesh është e sëmurë dhe tregon që pas përkeqësimit të shëndetit gjendja ekonomike u rëndua.

Me 50 mijë lekë të vjetra që i merr si ndihmë sociale shërbejnë për të siguruar sado pak ushqim.

Sytë i ka tek ndihma nga të tjerët, familja jeton në rrugën pavarësia në Laprakë.

E pamundur për t’i bërë ballë situatës kërkojnë ndihmë për t’iu gjendur pranë sado pak kushdo ka mundësi.


Video