E rëndë në Itali, humb jetën 68-vjeçari shqiptar brenda një kamioni!

2 Qershor 2026, 15:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një kamionist shqiptar ka humbur jetën.

Ai u gjet brenda mjetit që drejtonte, ndërsa dyshohet se kjo mund të ketë ardhur si pasojë e një atak kardiak.

Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë në portin e Ankonës në Itali, në hyrje të stacionit të përpunimit.

Pas zbulimit të rastit, ekipi shëndetësor shkoi menjëherë në vendngjarje, por pavarësisht kësaj 68-vjeçari shqiptar ndërroi jetë.

Ende nuk dihet emri i viktimës, ndërsa hetimet për ngjarjen po vijojnë, teksa pritet edhe rezultati i autopsisë./CorriereAdriatico


Video