Detaje të reja nga grabitja e bankës OTP në Tiranë/ Autori ndoqi qytetaren deri te arka, ja sa para i mori nga dora!

2 Qershor 2026, 14:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
OTP Bank

Detaje të reja mësohen lidhur me grabitjen e ndodhur këtë paradite në një bankë në kryeqytet.

Autori ka ndjekur një të moshuar e cila ishte nisur drejt bankës për të depozituar paratë.

Ai është futur pas saj në institucion dhe e ka kërcënuar me armë.

Grabitësi ka arritur ti marrë një shumë prej afro 15 mijë eurosh.

Sipas dëshmive, autori ka qenë i maskuar, me kokore në kokë, si dhe pas grabitjes është larguar me një monopatinë.

Policia ka ngritur disa pika kontrolli dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit.


Video