E rëndë në Itali! 10-vjeçari shqiptar ndërron jetë pasi u rrëzua në park

3 Mars 2026, 17:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një djalë 10-vjeçar shqiptar, Alessio ka ndërruar jetë pasi po luante në sheshin e qytetit kur rrëshqiti, goditi kokën dhe u rrëzua.

Goditja ishte shumë e fortë dhe i shkaktoi arrest kardiak.

Sipas raportimeve të mediave italiane, mjekët u përpoqën për më shumë se 45 minuta ta rikthenin në jetë, por fatkeqësisht nuk ia dolën.

Trupi i fëmijës u dërgua në morg, ndërsa autoritetet dhe karabinierët kanë nisur hetimet.

Prokurori mund të urdhërojë një autopsi për të sqaruar plotësisht shkakun e vdekjes.


Video