U dhunua për pronën e tij në Golem/ Rexhep Ademi i bashkohet protestës së Rrjollit, flet për TopNews!

3 Mars 2026, 15:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rexhep Ademi

Rexhep Ademi, i është bashkuar protestave të banorëve të Rrjollit që kundërshtojnë marrjen e tokave për ndërtimin e resortit të biznesmenit, Bashkim Ulaj.

Ademi u bë i njohur publikisht pasi protestoi për ditë të tëra para SPAK-ut, duke kërkuar drejtësi për vrasjet dhe dhunën ndaj anëtarëve të familjes së tij, ndërsa mbante pankarta me emrat e familjarëve të ndjerë.

Rexhep Ademi për TopNews: Ju bashkova protestës së banorëve të Rrjollit, se po i grabisin pronat. Ashtu si mua që më dhunuan gati për të vdekur. Këta banorë kanë nevojë pë mbështetje, është koha të grihemi dhe ti përzëmë këto 5 hajdutë që po na marrin shpirtin.

Kujtojmë se Rexhep Ademi u dhunua para disa kohësh nga dy persona në Golem.

Në deklarimet e mëparshme për mediat, ai ka pohuar se familja e tij ka qenë prej vitesh objekt sulmesh dhe presionesh, duke përfshirë vrasjen e nënës dhe të dajës, si dhe tentativa për vrasje ndaj të afërmve të tjerë.

Ademi ka kërkuar hetim të plotë për disa ngjarje të rënda, mes tyre vrasjen e Selman Ismailit dhe tentativën e vrasjes së Sheko Qerim Ademit.

Sipas tij, këto ngjarje lidhen me grabitjen e pronave të familjes nga individë të caktuar, ndërsa disa raste, si ai i familjes Qerim Rifat Ismaili, janë mbyllur me versione të dyshimta, përfshirë pretendime për vetëvrasje.


Video