Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Policia e Himarës thotë se ka ndaluar dhe proceduar një të ri nga Durrësi në Himarë.
Shkak sipas policisë, është bërë një banderolë që ai ka shpalosur në shëtitoren e Himarës, dhe që sipas tyre është bërë "për qëllime provokuese".
Mbetet e paqartë se çfarë ka shfaqur ai me banderolën, që policia e ka konsideruar si provokim.
"Policia Himarë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin B. C., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vendosur një banderolë pa lejen e organeve kompetente në shëtitoren e Himarës, për qëllime provokuese", njofton Policia.