Pas rreth 1 viti nga atentati i planifikuar ndaj Inzez Hajrullës, porositësi dhe organizatori Leonard Veziri ka rënë në pranga. Veizi, 47 vjeç, është lokalizuar në Spanjë ku edhe është vënë në pranga.
Autoritetet shqiptare pritet të nisin procedurat për ekstradimin e Veizit në Shqipëri, pasi SPAK e akuzon për atentatin e planifikuar ndaj Hajrullës dhe Ervis Matodashajt në gusht 2023.
Lajmin e arrestimit e paralajmëroi Alda Nikolli, një prej motrave të cilave iu vendos tritol në derën e banesës në orët e para të mëngjesit të së dielës (14 Korrik), ku rrëfente lidhjet me vrasësin me pagesë, Nuredin Dumani.
Nikolli tha për Tch se Nuredin Dumani do t’i vinte gjobë edhe “Dakut”, Leonard Luzit, por për fat të keq është kapur dje dhe nuk arriti dot t’ia vë.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i operacionit të koduar “Rekrutuesi”, arrestohet në Spanjë, një 47-vjeçar që akuzohet nga GjKKO-ja se rreth 1 vit më parë, në Vlorë, kishte organizuar vrasjen e 2 shtetasve (krim i parandaluar si rezultat i ndërhyrjes së Policisë).
Në bazë të informacionit nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe shkëmbimit të menjëhershëm të tij, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, në lidhje me vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, për sigurim kushtesh/mjetesh për të kryer vrasje, u finalizua operacioni policor i koduar “Rekrutuesi”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në Spanjë, shtetasi Leonard Luzi, 47 vjeç, i lindur në Vlorë", njofton policia.
47-vjeçari akuzohet se më datë 08.08.2023, në bashkëpunim me të tjerë, kishte organizuar vrasjen e shtetasve E. M. dhe I. H.. Ky krim u parandalua nga Policia, pasi u arrestua shtetasi A. N., i cili dyshohet se i paguar prej shtetasit L. L., do të kryente vrasjet. Shtetasit A. N., në momentin e arrestimit, iu sekuestrua pistoleta me fishek në fole, e gatshme për qitje.
GJKKO ka caktuar ndaj tij masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”./VoxNews