E TRISHTË/ Politikani Luan Rama humbet të atin!

18 Korrik 2024, 09:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mersin/ Luan Rama

Politikani dhe gazetari Luan Rama ka humbur të atin ditën e sotme.

Lajmi e ka bërë vetë më dije Rama i cili shkruan se “Zemra e Mersin Ramës pushoi së rrahuri”.

Më duhet të shkruaj nën peshën e malit të dhimbjes së birit që humbet babën se KOMANDANTI IM i mbylli sytë përgjithmonë! Zemra e Mersin Ramës pushoi së rrahuri, për të pulsur për aq sa të kem frymë në zemrën time.

Ceremonitë e nderimit dhe të përcjelljes do të zhvillohen në Shtëpinë e Funeraleve Alba 2000, në ish ambasadën jugosllave, në Rrugën e Durrësit. Ceremonia e varrimit do të kryhet sot më datë 18 korrik, në ora 16:00 në varrezat e Tufinës”, shkruan Rama.


Video