E ekzekutoi Nevilën për të blerë drogë? Vrasësi i shqiptares hesht para gjykatësit

20 June 2022, 19:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E ekzekutoi Nevilën për të blerë drogë? Vrasësi i
Vrasësi i shqiptares hesht para gjykatësit

Përdori të drejtën për të mos u përgjigjur, Daniele Bedini gjatë marrjes në pyetje për vrasjen e transeksualit 43-vjeçar Carlo Bertolotti, ngjarje e ndodhur dy javë me parë në Marinella di Sarzana, Specia, 24 orë pas vrasjes së prostitutës shqiptare Nevila Pjetri, shkruan Ansa.

32-vjeçari Bedini është i dyshuari kryesor dhe i vetëm për të dyja vrasjet.

Paraditen e kësaj të hëne, ai nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjeve të gjyqtarit gjatë një lidhjeje në distancë nga burgu i Specias ku ndodhet.

35-vjeçarja shqiptare u vra mes natës së 4 dhe 5 qershorit, në Marinella di Sarzana dhe 24 orë më vonë të njëjtin fat pati edhe transeksuali i njohur ndryshe si Camilla, që u gjet rreth 3 kilometra më tutje. Të dyja viktimat ishin rrahur e më pas ishin ekzekutuar me plumba pistolete në kokë.

Arma e përdorur, e kalibrit 22, si pistoleta që babai i Bedinit e kishte denoncuar të vjedhur, nuk është gjetur ende.

Nevila Pjetri dyshohet se u vra gjatë një tentative për ta grabitur. Sipas hetuesve italiane, Bedini ishte në kërkim të parave për të blerë drogë, ndërsa Camilla me gjasë sepse ishte dëshmitare e vrasjes së parë, ose edhe ajo po ashtu sepse 32-vjeçari donte ta grabiste.

Ansa shkruan se Camilla u përcoll për në banesën e fundit mëngjesin e kësaj të hëne.


Video