Klarida Çeço, motra e Martin Çeço, i cili u mbyt me litar dhe u hodh në rezervuar nga tre persona në fshatin Kolanec të Maliqit, ka paralajmëruar se do marrë hak për vëllain e saj.
Ajo ka deklaruar se në drejtësia nuk dënon tre të rinjtë do e bëjë vetë një gjë të tillë.
"Jo, nuk i njoh tre autorët e vrasjes së vëllait tim, por dua t’i njoh, sepse nëse nuk merren masa nga institucionet, do ta bëj vetë një gjë të tillë dhe do i them jetës time që nuk mban më shpirti. Kaq. Nuk mban më. Do jap jetën time, do shkoj tek vëllai dhe unë në qoftë se nuk marrin masa Policia.” deklaroi Klarida Çeço gjatë një interviste televizive.
Motra e Martin Çeços tregoi gjithashtu dhe se autorët e kishin kërcënuar vëllain e saj dhe doli në orën 23:00 të mbrëmjes së 12 Qershorit nga banesa me shapka dhe rroba gjumi dhe nuk u kthye më.
Tre autorët e dyshuar të vrasjes së Martin Çeços janë Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj. Gjatë seancës së sotme gjyqësore Bleti Angjo ka deklaruar se ekzekutori i Martin Çeços është Valter Mollaj për shkak se ishte në lidhje intime me një vajzë me të cilën fliste dhe i ndjeri.