Dyshimet: A janë infiltruar njerëz të PD dhe PS për të prishur protestën, siç bënë me atë të studentëve?

2 Korrik 2026, 16:46Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Protesta e nisur për Zvërnecin, konsiderohet si më e madhja në Shqipëri, që prej rënies së komunizmit.

Dhe për më tepër, ajo ka qenë paqësore dhe qytetare, duke mos kryer asnjë akt dhune, pavarësisht numrit të madh të njerëzve të dilnin në shesh çdo ditë, të padrejtuar nga askush.

Por situata ka ndryshuar dukshëm ditët e fundit.

Një grup protestuesish, kanë vendosur të sulmojnë deputetët para Kuvendit me vezë, ndërsa sot u përplasën fizikisht edhe me Policinë.

Kjo ka bërë që në rrjet, shumë prej aktivistëve që kanë qenë në krye të protestës që në fillim, të bëjnë thirrje për distancim nga aktet e dhunës dhe për vijimin e protestës në mënyrë paqësore.

Dyshimet janë, se aktet e dhunës po nxiten nga PD dhe PS, për prishjen e protestës.

PD se tashmë doli jashtë loje si opozitë dhe PS se kërkon të vazhdojë të qeveriset e pashqetësuar.

Vetë ministri i Brendshëm, denoncoi se një prej protestuesve të dhunshëm para Kuvendit, ishte kryetari i PD në Mamurras.

Ndërsa disa prej figurave publike që bëjnë thirrje për dhunë dhe përplasje, njihen si të afërt me PD.

“Nga pankartat plot fantazi, nga sloganet me shije dhe goditese te fillimit te protestes, nga fryma perbashkuese masive dhe paqesore, nga tisi familjar e qytetar, nga orteku i njerezve te qete por shkaterrues te cdo plani te pushtetit, tani protesta po rrezikon te futet ne skenare te konsumuar tashme.

Permes dhunes dhe PD-izimit te skenareve, ajo po humbet energjine, frymen dhe konsensusin mbareqytetar. Nese duhet t'i behet nje favor pushtetit, kjo rruge e dhunes qe protesta po ndjek eshte menyra me e mire” shkruan aktivisti Redi Shehu.

.” Unë vetë i kam folur çdo djali që shihja me gurë në dorë. Kjo protestë duhet të qëndrojë si nisi! Protesta nuk po bëhet të vijnë ata që ishin. Larg qofshin ata! Dhe larg ne nga rruga e tyre”, shkruan nga ana tjetër aktivistja Eriselda Balliu.

Ndërsa Doriana Musai shprehet:

“Qytetarët janë paqësorë! Revolucioni është paqësor!

Regjimet totalitare janë të dhunshme. Mos harroni:Dhuna e 21 Janarit i solli në pushtet. Dhuna e la vendin pa opozitë politike! Mos u provokoni nga ushtarët e regjimit 35 vjeçar”.

Edhe gazetri Mentor kikia nngrinte dyshimet e tij, për rrugën që ka marrë kjo protestë ditët e fundit, me sulmet e dhunshme.

Frika është se po ndodh njësoj si me protestën e studentëve.

Edhe atëherë, të rinjtë u ngritën papritur dhe u bënë të frikshëm.

Kjo solli angazhimin e PD dhe LSI nga një anë, që poi u merrnin opozitën, dhe PS nga ana tjetër, që nuk donte të humbiste pushtetin, të bëheshin bashkë dhe të infiltronin njerëzit e tyre në protestë, duke e prishur atë.

Nëse do të ndodhte edhe këtë herë, do të ishte një humbje dhe zhgënjim i madh, pasi për herë të parë qytetarët u zgjuan dhe dolën në protestë, pa thirrjet e politikës, atëhere kur dukej se këtu ishte vrarë çdo nerv reagimi.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016


Video