Dy të arrestuar në Tiranë me 2.2 kg kokainë, "pakoja" kishte ardhur nga Spanja

13 Nëntor 2025, 18:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Policia e Tiranës ka sekuestruar në zonën e Institutit 2.2 kilogramë kokainë dhe vënë në pranga dy persona, kushërinj me njëri-tjetrin.

Raportohet se dy të arrestuarit kishin planifikuar që lëndën narkotike ta ndanin në doza të vogla dhe ta shisnin në zonën e Freskut.

Gjatë ndërhyrjes së policisë, ata kanë tentuar të arratisen, por janë kapur në afërsi të shinave të trenit në zonën e Institutit.

Paraprakisht dyshohet se kokaina ka ardhur nga Spanja, ndërsa policia po punon për të zbuluar të tjerë persona të përfshirë në këtë rrjet trafiku dhe shpërndarjeje.


Video