"Manipulim votash në Durrës", GJKKO i jep të drejtë Aulon Kalasë, urdhëron SPAK të nisë hetimet!

13 Nëntor 2025, 14:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aulon Kalaja

GJKKO i jep të drejtë kandidatit Aulon Kalaja në lidhje me pretendimin për manipulim votash në Durrës, në zgjedhjet përlamentare të 11 majit.

Vendimi u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi, pas refuzimit të kallëzimit nga prokurori i SPAK, Ols Dado, i cili e kishte kaluar çështjen për kompetencë te Prokuroria e Durrësit. GJykata e Posaçme i kërkon SPAK që të nisë hetimet për rastin.

Pas vendimit, Kalaja është prononcuar për mediat, ku kërkoi të vihen para përgjegjësisë ata që prekën votat. 

“Çështja e votës është më rëndësi. Të vihen para përgjegjësisë ata që prekën votat”, tha Kalaja për gazetarët. 

Aulon Kalaja, kandidati i listës së hapur të Partisë Demokratike, në zgjedhjet e 11 majit, kishte depozituar kallëzimin duke ngritur akuza mbi krim zgjedhor, por prokuroria fillimisht e konsideroi çështjen jashtë juridiksionit të saj.


Video