Dy prej ‘kapove’ të grupit kriminal nga Vlora, prokurori i SPAK zbulon detaje nga të arrestuarit

3 June 2025, 13:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dy prej ‘kapove’ të grupit kriminal nga Vlora, prokurori i SPAK

Policia finlandeze dhe SPAK kanë goditur një grup të trafikut të drogës, i cili akuzohet se e sillte drogën nga Spanja dhe Holanda në Finlandë.

Sipas autoriteteve finlandeze, grupi drejtohej nga shtetas shqiptarë, ndërsa në konferencën e së martës, prokurori i SPAK Alfred Shehu dha detaje lidhur me operacionin e zhvilluar në Shqipëri.

Sipas prokurorit të SPAK, janë lëshuar 11 urdhra arresti, të cilat janë miratuar nga gjykata, ndërsa janë arrestuar 9 nga 11 personat dhe për dy të tjerët vijon puna për kapjen. 

Po ku vepronin këto grupe në Shqipëri?

"Dy anëtarë të grupit janë me origjinë nga Vlora. Pjesa tjetër e përqendruar në zonën e Kuçovës dhe Beratit. Një pjesë janë vendosur me banim në Tiranë. Kanë qenë shtetas të lirë, lëviznin edhe jashtë shtetit", tha prokurori. 




Video