Stamponin veshje me logo false, një prej të arrestuarve është ish-kandidati për deputet i PD

3 June 2025, 12:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Stamponin veshje me logo false, një prej të arrestuarve
Luan Haka dhe Lulzim Basha

Detaje të reja kanë dalë në dritë për operacionin “Fake Star 5, që çoi në arrestimin e 4 personave dhe shpalljen në kërkim të një shtetasi turk që drejtonte skemën e stampimit të logove false të markave luksoze në veshje të kontrabanduara nga jashtë.

Për dy fabrikat që u zbuluan përgjatë rrugës së Arbrit, policia ka vënë në pranga Luan Hakën, i cili rezulton të ketë qenë kandidat për deputet i Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2021.

Zbulohen magazinat ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, 4 të arrestuar
Haka po ashtu ka kandiduar edhe për kryetar bashkie në Dibër në vitin 2022. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim djalin e tij, Liridon Haka.

Një nga ambientet ku u gjendën makineri e logo të markave të njohura ndërkombëtare, si Hugo Boss, Tommy Hilfiger, Calvin Clain, Air Jordan, Balenciaga, Dolce Gabana, Valentino, Prada, Philip Plein, administrohej nga Luan Haka dhe i biri.


Video