Drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe u përmbys në anë të rrugës, plagosen dy persona në Fier! (Ja si është gjendja e tyre)

21 Korrik 2024, 22:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Kthesa e Marinës” , në Fier, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë kane mbetur te plagosur 2 persona.

Siç shihet edhe nga pamjet, mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar përmbys në anë të saj.

Ndërkohë, të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore, dhe sipas burimeve, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor për zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.


Video