Detaje nga SHPËRTHIMI në Gramsh/ Plagosen rëndë dy vëllezërit BIZNESMENË, nisen drejt Traumës!

21 Korrik 2024, 18:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Detaje nga shpërthimi i automjetit në lagjen lagjen “Xhile Liç” të Gramshit, ku dy vëllezër  mbetën të plagosur. 

Vëllezërit e identifikuar si Algert dhe Erald Mine, janë transportuar drejt Spitalit të Traumës.

Dy vëllezërit pak kohë më parë janë kthyer në vendin e tyre dhe kanë hapur biznese, njëri një lokal dhe tjetri një mobilieri.

Të dy ata nuk njihen për persona problematikë, dhe asnjë precedent penal nuk figuron për emrat e tyre.

Policia bën me dije se vijojnë hetimet dhe se pas ekzaminimeve të mekanizmit të rrethanave që kanë ndikuar në shpërthim, do të ketë një njoftim të plotë.


Video